Një sfidë e re që ka nisur në Instagram, ka shuar kuriozitetin se sa para kanë VIP-at shqiptarë në portofol.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë marrë pjesë dhe janë argëtuar me këtë lojë.
VIP-at nominojnë njëri-tjetrin dhe tregojnë kuletën e tyre në Instastory.
Sfida ka nisur këtë javë dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të nominimeve.
Sfidën deri tani e ka pranuar Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Rozana Radi, Ervin Kurti, Ori Kuçi e të tjerë.