Sonda kineze, "Chang'e 4" mbërriti të enjten në anën e pasme të Hënës, duke u bërë kështu sonda e parë kozmike që ulet në anën e paekspolruar të Hënës.
Kjo pjesë e satelitit tonë natyror nuk mund të shikohet në asnjë rast nga Toka.
Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës deklaroi që sonda, u ul në vendin e paracaktuar të anës së largët të Hënës në orën 10:26 paradite sipas orës së Pekinit.
Me ndihmën e satelitit transmetues "Queqiao", sonda "Chang'e 4" dërgoi për herë të parë një fotografi të anës së pasme të Hënës. Kjo simbolizon edhe hapjen e një faqeje të re rreth eksplorimit të satelitit tonë.
Fotografia e dërguar nga sonda tregon një krater të vogël dhe një sipërfaqe shterpë që duket se ndriçohet nga drita e eksploruesit hënor. Ai është emëruar me emrin e një perëndeshe kineze e cila, sipas legjendës, ka jetuar në hënë për mijëvjeçarë.
Ulja historike thekson ambiciet në rritje të Kinës për të konkurruar SHBA-të, Rusinë dhe Evropën në hapësirë, dhe më gjerë, për të konkretizuar pozicionin e vendit si një fuqi rajonale dhe globale.