NASA ka fotografuar disa duna rërë në Mars dhe, duke i parë e kupton që ato vërtetë vijnë nga një botë tjetër.
Duna, e cila në foton e përpunuar nga agjencia hapësinore, ka një ngjyrë të kaltër në fakt mendohet që në të vërtetë të jetë në gri e hapur. Fotografia është bërë nga Mars Reconnaissance Orbiter (MRO).
Efekti vizual vjen nga rritja e kontrastit, një “hile” që i lejon studiuesit të shohin sa më shumë detaje në imazhet e marra nga planeti i kuq.
Duna ndodhet në kraterin Lyot të planetit, një vend ky i njohur për terrenin e shumëllojshëm.
Bashkë me foton, NASA shpjegon:
MRO e ka kapur fillimisht imazhin e dunës së veçantë nga Marsi në janar të vitit 2018. JOQ Albania