Pas orës 16:00 përfundoi edhe ultimatumi i vendosur nga studentët për qeverinë.
Më pas turma u shpërnda, ku njëra pjesë qëndroi përpara ministrisë së Arsimit, ndërsa pjesa tjetër u zhvendos tek rreth rrotullimi i Zogut të zi, duke bllokuar qarkullimin e makinave.
Një prej tyre gjatë marshimit ka bërë një gjest tejet prekës për një endacak që ishte i shtrirë në rrugë.
Studenti që po protestonte ka hequr bluzën e tij duke dalë gjysmë i zhveshur dhe të tijën ia ka dhuruar endacakut edhe duke ia veshur madje.