Të burgosurit në Burrel i çojnë letër ministres së Drejtësisë, ja kërkesa e tyre

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.12.2018, 15:51

Kur jemi pak ditë para festave të fundvitit, rreth 55 të dënuar që vuajnë dënimin në burgun e Burrelit i kanë dërguar letër ministres së Drejtësisë për amnistinë.

Përmes letrës së tyre, të burgosurit i kërkojnë ministres të rishqyrtojë kushtet për përfitimin e amnistisë pak ditë para fundvitit.

Letra e plotë e të burgosurve:

Ne të poshtëshënuarit që po vuajmë si të paraburgosur në IEVP Burrel, parashtrojmë kërkesën tonë si më poshtë vijon: Dëgjuam në televizor se Ministria e Drejtësisë ka bërë një propozim për amnisti. Kjo pa dyshim që është e nevojshme dhe e domosdoshme për të gjithë ata që po vuajnë dënimet. Por konstatojmë se kushtet që kërkon kjo amnisti nuk plotësohen nga të paraburgosurit dhe të burgosurit, pasi konstatohen se janë dhënë gjykime dhe dënime të padrejta si për drogën për dhunën në familje por edhe për vepra të tjera. Konstatohet se ka patur padrejtësi si në hetim po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme. Gjithashtu vërejmë se Gjykatat e rretheve Dibër dhe Mat kanë dhënë dënime më të rënda se Gjykatat e rretheve të tjera. Duke u bazuar në çfarë thamë më sipër mendojmë se kjo amnisti që është parashikuar të jepet, nuk lehtëson asnjë të paraburgosur ose të burgosur. Kërkesa jonë kolektive është që amnistia e këtij viti që është edhe viti i Skënderbeut të ishte e përgjithshme dhe për një afat kohor 2-3 vjet. Në njëfarë mënyre kjo do të ishte një zgjidhje që për mendimin tonë është e paanshme dhe e duhura për kushtet në të cilat ndodhemi. Kemi besim se Ministria e Drejtësisë do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë. Faleminderit për mirëkuptimin.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit