Tirana ndodhet “nën flakët” e protestave si nga studentët ashtu edhe nga banorët e Astirit.
Sot është përshkallëzuar protesta e banorëve të Astirit, teksa makineritë e punimeve kanë hyrë për të filluar punimet edhe pse për këtë projekt është zbardhur një skandal i madh që implikon firmën e ndërtimit, shtetin shqiptar dhe falsifikimin e firmave të zyrtarëve amerikanë.
Me ndezjen e fadromave janë ngritur menjëherë edhe banorët të cilët kërkojnë të mos fillojnë punimet pa u zbardhur mega-skandali miliona eurosh.
Në shenjë proteste, banorët kanë marrë nëpër duar hunj në mënyrë simbolike ku shprehen se në këtë formë përshëndesin, Veliajn, Gjiknurin dhe Ramën.