Rama e quajti larvë politike, reagimi thumbues i Mukës: Nxirr diplomën ju thashë, pse u nxeve kryeministër?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.12.2018, 13:21

Kryeministri Edi Rama në një monolog në Facebook foli në lidhje me protestat studentore dhe nuk la këtu pa përmendur as ish-zv/ministrin e Arsimit Taulant Mukën.

Ai iu referua atij si një larvë politike dhe filloi të listonte disa nga kërkesat që sipas tij, Muka i kishte kërkuar kur ishte në ministrinë e Arsimit duke përmendur këtu shofer personal dhe tualet në zyrë.

Fjala e Ramës për Mukën:

U bë personazh ky Taulant Muka. Më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Nikollën ajo e priti. Më tha që kam një takim me një djalë, ka një ide. I thashë po bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja. Kjo është e vërteta. Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh. Më shtroi platformën e tij. I thashë ku je ti, më tha në Zvicër. I thashë s’mund t’i bëjë të gjitha qeveria. Ti në Zvicër që na hedh shashka e tregon si duhet bërë, kjo nuk shkon. Do vish ta bësh ti i thashë. Ai zv/ministër që ti e akuzon, të ikë ai e hajde ti në vend të tij. Kjo që thoni ju është diçka që s’e prisja. I thashë kjo është gjëja që të propozoj, ose ik edhe kjo s’bëhet. Jeni ju të universitetit, merreni në dorë dhe zgjidhni problemin. Ditën e parë dua veturë me shofer. Jo po banjon pse nuk e kam në zyrë? Po kjo, po ajo? Babain e dua shofer të punësuar në ministri. I thoshte Lindita këto, i thashë ç’a bën ky. Më çoi një mesazh, pastaj jep dorëheqjen e thotë Edi Rama është mësues vizatimi e thotë që s’bëj dot reformë. Është një larvë politike, këtë mendoj unë për të.”

Rikujtojmë se Taulant Muka është shkencëtari që zbuloi plagjaturën e ish-zv/mininstrit të arsimit Ervin Demo, të cilit i zuri vendin dhe më pas dha dorëheqjen për kushtet e mjerueshme të Ministrisë dhe llumit politik të matjes së objektivave të qeverisë me anë të like-ve, share-ve apo komenteve në rrjetet sociale përkatëse të çdo ministrie.

Që nga ajo kohë, Muka preu biletën për t’ju gjendur pranë studentëve në protestat madhështore dhe duke qëndruar pranë tyre me mbështetje morale.

Ditën e sotme ai akuzoi për plagjaturë edhe ish ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ndër të tjera Taulant Muka ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës në lidhjen live në Facebook pasi i komentoi edhe live.

Muka ka shkruar:

#nxirrdiplomen ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit