Edi Rama në rolin e babait: Ku ndodh që fëmija të thotë o plotëso këto kërkesa, o i vura flakën shtëpisë?!

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.12.2018, 11:30

Studentët nuk pranuan ftesën e Ramës për diskutim që ditën e djeshme, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin që të dalë në një monolog live në Facebook.

Në fjalën e tij Rama po flet me një “presion” paternalist, duke marrë hera-herës në fjalën e tij rolin e një babai të rreptë dhe diktator që fëmija nuk mund t’ia kthejë fjalën edhe nëse ka të drejtë.

Pjesë nga dialogu i Ramës në Facebook:

Jemi sot në një moment të rëndësishëm, ku studentët kanë dalë në protestë. Që prej ditës së parë unë i kam kërkuar të ulemi e të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këtë moment Është hera e parë e protestave kur qeveria kërkon të flasë, dhe protestuesit thonë jo. Unë besoj shumë fortë që dialogu është shumë i domosdoshëm, është rruga e zgjidhjes. Dua ta sqaroj shumë qartë se qeveria nuk kërkon negociata por dialog, studentëve dua t’iu them që ta kuptojnë këtë dallim kaq të thjeshtë. Ne dhe studentët nuk jemi në konflikt që të kemi se çfarë të negociojmë. Kam 7-8 lista kërkesash në dorë, dhe ne po vazhdojmë ende mbledhjen e tyre dhe në rrjetet sociale. Unë nuk kam dëgjuar në ndonjë rast në histori që protestuesit të mos kërkojnë që të ulen me qeverinë. Nuk mund të veprojmë me moton: o bëhet kjo, o bëhet nami! Kush student i thotë nënës ose babait se unë kam këto kërkesa, o mi plotësoni ose ndryshe do i vë flakën shtëpisë! Në asnjë vend nuk ndodh kjo. Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni. Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit. Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit