Ditën e sotme policia ka vijuar të publikojë listën e personave më të rrezikshëm, kësaj here në qarkun e Elbasanit.
Janë 31 persona të cilët akuzohen dhe janë dënuar për vepra të rënda penale si vrasje, shfrytëzim prostitucioni, drogë apo mashtrim.
Me sa duket rezulton se qarku i Elbasanit ka edhe numrin më të lartë të personave të kërkuar nga të gjithë qarqet e publikuar deri tani.
Këtë herë forcat e rendit kanë zgjedhur që mos të bëjnë shënim të gjatë, por i shoqërojnë foto me fjalën “wanted”, që në shqip është “në kërkim”.
Më poshtë lista e të të gjithë personave që janë shpallur si më të rrezikshmit në këtë qytet.