Nuk e di çfarë janë rrjetet sociale e nuk sheh as TV, ky është gramshioti që prej 18 vitesh jeton si Robinson Kruzo

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.12.2018, 23:54

Në ditët e sotme është e vështirë ta mendosh jetën pa internet, televizor apo Facebook, mirëpo në vendin tonë ka edhe njerëz që nuk i njohin këto arritje të teknologjisë dhe nuk kanë akses në to.

Një rast i tillë është ai i Vullnet Dëllinjës nga fshati Sojnik i Gramshit, i cili ka 18 vite që jeton mes malesh.

Ai ka treguar se asnjë femër nuk martohet me të për shkak se fshati është shumë larg nga qyteti dhe ai jeton vetëm me 18 mijë lekë të vjetra në muaj.

Jetën e siguron duke mbledhur bimë mjekësore që e ndihmojnë të kalojë dimrin pas fitimeve që merr duke i shitur, por kur pyetet përse nuk i shfrytëzon rrjetet sociale ai thotë se as nuk e di çfarë janë.

Vullneti ka treguar për News 24:

Prej 18 vitesh gdhihem e ngrysem i vetëm. Çfarë jete është kjo. Vetë burrë e vetë grua. Më duhet të gatuaj, laj e pastroj gjithçka vetë. Më duhet të punoj për të mbijetuar. Skam askënd jam fillikat mes katër muresh. Kam tentuar disa here të martohem por sapo u tregoj se ku banoj gjithçka merr fund. Nuk vjen njeri këtu. Tani në fshat jetojnë 30 familje larg prej këndej. Dikur jetonin 200 por të gjithë kanë ikur. Kam shumë dëshirë të largohem. Po ku?. Unë marr vetëm 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Çfarë të bëj me ato para. Nuk paguan dot asnjë llambë elektrike.Nëse dikush do të më ofronte që të banoj në shtëpinë e gruas do e mposhtja burrërinë. Por askush nuk ma jep këtë mundësi. Unë nuk kam asnjë mundësi të takoj asnjë njeri, ose që dikush të më prezantojë me dikë.

Ndërsa i pyetur për rrjetet sociale ai tha:

Çfarë janë këto. Nuk i njoh. Këtu nuk ka valë telefoni e jo më rrjete. Në mbrëmje lexoj libra. Mi kanë dhënë mësuesit në vite që vinin në fshat. Kjo është koha ime e lirë deri sa më zë gjumi.Nuk di në do më jepet rasti një ditë të shoh botën tjetër ku jetoni ju.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit