Finalja e sotme mes River Plate dhe Boca Juniors ka marrë vëmendjen e gjithë botës së futbollit.
Ndeshja u mbyll me fitoren 3-1 të Riverit në kohën shtesë, ndërsa në stadium për ta ndjekur nga afër kanë qenë edhe shumë personazhe "VIP".
Mes tyre kanë qenë edhe disa nga yjet e Juventusit si Dibala, Bonuçi, Kielini, Perin, Bentakur dhe De Shiljo.
Megjithatë, lojtarët e Juves janë ndeshur me një situatë të sikletshme pasi kanë humbur rrugën para stadiumit.
Me bileta në duar, Dibala, Kielini dhe Bonuçi ishin futur në hyrjen e gabuar të stadiumit.
U deshën udhëzimi i disa nga rojave të sigurisë që ata të kalonin nga ana tjetër dhe të akomodoheshin atje ku kishin rezervuar.
Pamjet po bëjnë xhiron e internetit: