“Militantë të PD dhe LSI ushtrojnë dhunë brenda protestës”, dy pedagogët: Për ta ne jemi pengesë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.12.2018, 21:43

Prej pesë ditësh studentët e Universiteteve në vend janë ngritur në protesta, në mes të të cilave kanë ndodhur edhe incidente.

Ndonëse pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin kanë deklaruar se janë pro protestës, ata shpesh janë akuzuar si të politizuar.

Madje ditën e sotme pedagogun Jani Marka e përzunë nga protesta por ai ka akuzuar forumet rinore të PD-LSI duke thënë se ishin ata që ushtruan dhunë ndaj tij. Ishin një grup studentësh të cilët i kanë hequr megafonin pedagogut të Shkencave të Natyrës duke e larguar nga podiumi i improvizuar.

Marka tha:

Kjo që ndodhi sot ka të bëjë me gjithë këto ditë që kemi qenë në protestë. Veçanërisht dy ditët e fundit ka pasur dhunë ndaj vajzave aktiviste. Këtë e kanë bërë militantë të forumeve të PD dhe LSI. Këto janë fakte që aktivistët kanë filluar ti mbledhin. Po i dokumentojmë dhe po i publikojmë rastet njëri pas tjetrit. Kush janë këta që na akuzojnë? Forumet partiake, militantët e PD dhe LSI që kanë një axhendë tjetër. Ne kemi një axhendë, gjithë bashkë pedagogë e studentë të luftojmë për kauzën universitare. Axhendën e partive duhet të pyesni Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin etj. Mesa duket për axhendën e tyre ne ishim pengesë."

Ndërsa pedagogu Qori nga Universiteti i Shkencave Sociale drejton gishtin nga krerët e partive që sipas tij duan të ndyjnë protestën e studentëve me episode dhune.

Qori tha:

Pas kësaj fushate fashiste, gënjeshtra, thirrje të hapura për dhunë, linçime qëndrojnë krerët e partive politike që duan ta ndyjnë këtë protestë autentike, duan të shpikin armiq imagjinarë të kësaj proteste ku u thërrasin ca gangsterëve që kanë me vete ose ca të rinjve të shkretë që nuk kanë alternativë tjetër, detyrohen tu shkojnë pas këtyre partive.Qëllojnë, intimidojnë, ulërasin kundër aktivistëve të Lëvizjes për Universitetin. Kanë dashur të përvetësojnë protestën gjithë këtë kohë, të dëshpëruar që nuk e kanë arritur kanë dahsur të marrin hak diku. Kanë evidentuar armiqtë e tyre. Janë hedhur aq shumë gënjeshtrra sa nuk di kujt t'iu përgjigjesh më parë.Ne çfarë nuk i kemi bërë Edi Ramës, i kemi nxirë jetën politikisht, Erion Veliajt, Lindita Nikollës. Mesa duket veprimet tona të mëparshme që kanë defaktorizuar këto partitë e tjera kanë prodhuar këtë mllef ndaj nesh. Por punë e madhe fort! Me rëndësi është që po tentojnë të shkatërrojnë protestën. Jam besimplotë që ata nuk kanë për tu çoroditur nga kjo gjë dhe do të vazhdojnë rezistencën e tyre."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit