Si një ish aktore e Hollivudit, amerikania, Meghan Markle, thuhet se e ka akoma pak të vështirë që të përshtatet me stilin e veshjes së mbretërorëve. Kështu që, është paksa normale që ajo të marrë si model kunatën e saj, Kate Middleton.
Por, sipas stafit të Dukeshës së Cambridge në Pallatin Mbretëror, Meghan po e tepron me kopjimin aq sa po bëhet e bezdisshme.
Dukesha e re e Sussex është vënë re të kopjojë disi në modele dhe ngjyra veshjet e Kate dhe kjo nuk ka mbetur pa rënë në sy.
Këtë e ka konfirmuar për tabloidin britanik, The Sun, një burim nga brenda mbretërorëve, i cili e konfirmoi se kopjimi i Meghan nuk ka kaluar pa u vënë re.
Burimi i ka thënë gazetës se, megjithëse Meghan gjithmonë ka qenë një ikonë e stilit, në mënyrën e saj, ajo ende e ka të vështirë të përshtatet me ndryshimin nga “sirena” e showbiz-it, në Dukeshën e përmbajtur.
Lajmi vjen pas thashethemeve që flasin për përçarje mes dy nuseve të Pallatit Mbretëror dhe pas njoftimit se dy të rinjtë, Princi Harry dhe Meghan do të zhvendosen përpara lindjes së fëmijës që po presin. JOQ Albania