Shqiptarët i përgjigjen bindshëm sondazhit: A është i përfshirë Gjiknuri në skandalin e Unazës së Madhe

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09.12.2018, 16:58

Këtë javë që po lëmë pas është zbuluar një nga skandalet më të mëdha mes të cilit nuk luhen vetëm 18 milionë euro, por luhet me fatin e banorëve që kanë shtëpitë në zonën e Astirit, të cilat deshën t’i shembnin për të ndërtuar një kompani me firma të falsifikuara e po ashtu në këtë mes bëjnë pjesë edhe zyrtarë shqiptarë.

Kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania, fituese e loti I me vlerë 18 milionë euro në Unazën e Madhe është themeluar realisht në 25 qershor 2018 dhe jo në vitin 1998 siç pretendohet nga kompania. Dokumentet e zbuluar më parë janë identikë veçse ndryshojnë datat, por përgjigja zyrtare nga amerikanët ka zbuluar se dokumentet që nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.

Pra është bërë falsifikim në dijeni të shtetit shqiptar që e ka shpallur këtë kompani fituese të tenderit.

Për më tepër që kjo kompani (Dunwell Haberman) ka dorëzuar në QKB bilance financiare të vitit 2017, 2016 dhe 2015, por këtu ka një kontradiktë të madhe për sa kohë që autoritetet në SHBA kanë konfirmuar që kjo kompani është themeluar me 25 Qershor të vitit 2018. Si ka mundësi që një kompani “fantazmë” të dorëzojë në shtet bilance të tilla financiare kur në fakt nuk ka pasur aktivitet?!

Për këto dhe shumë të tjera që sigurisht lidhen me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, redaksia JOQ Albania ka ngritur një pyetje sondazh në faqen zyrtare të Instagram.

Pyetja e shtruar nga JOQ Albania ishte:

Bazuar në lajmet e fundit, mendoni se ministri Damian Gjiknuri është i implikuar në skandalin e tenderit në Unazën e Re?”

Përgjigja për këtë pyetje e mbi 800 mijë shqiptarëve që na ndjekin dhe lexojnë nga Instagrami ishte:

88% PO, 12% JO.

Kujtojmë që dje u bë e ditur që Damian Gjiknuri ka qenë në Amerikë pikërisht me 25 qershor, në të njëjtën ditë edhe që u regjistrua kompania “Dunwell Haberman”. Nuk dihet kjo me saktësi nëse është rastësi apo fshihen pas fakte të tjera.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit