Një 57-vjeçare ka humbur jetën dhe një burrë tjetër është plagosur në Mitrovicë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme, ku mësohet se ata janë goditur teksa po ecnin në trotuar.
57-vjeçarja ndërroi jetë në spital, ndërkohë që në gjendje të rëndë vijon të mbetet burri tjetër, mosha e të cilit nuk është bërë e ditur.
Në aksident ishin përfshirë gjithsej dy automjete, drejtuesit e të cilëve janë jashtë rrezikut për jetën.