“Si duket situata? E morët drejtimin, urime”, dalin mesazhet e Fugës me fresshistët

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09.12.2018, 14:16

Protesta e studentëve është në ditën e saj të pestë, por me sa duket përpjekjet për t’i përçarë janë të mëdha.

Janë zbuluar sot disa mesazhe, të publikuara nga “syri.net”, ku thuhet se strukturat partiake janë angazhuar për të marrë drejtimin e protestës për t’i dhënë asaj formën që u intereson.

Në mesazhe lexohen urimet e fresshistëve dhe i këshilltarit të qeverisë Endri Fuga, i cili pyet se si është situata me studentët,

Glixhet Madhi është kryetari i ri i FRESSH i zgjedhur në Tiranë, i cili pohon se ka marrë aprovimin e “të madhit” për prezencën e tij në protestë.

Në mesazhin e dërguar për të thuhet:

Edhe ne të Lali Erit do jemi të gjithë aty po mos fol me njeri."

E megjithatë, studentët që ndodhen përballë ministrisë së Arsimit vijojnë të bëjnë thirrje për mos përfshirjen e politikës në protestë dhe duken të vendosur që të mbeten të papërlyer.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit