Sonte në mbrëmje në orën 20:30 luhet finalja e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors.
Për shkak të tensionit në Argjentinë, kjo ndeshje do luhet në Madrid të Spanjës.
Tifozët argjentinas të të dyja skuadrave kanë bërë përgatitjet që të jenë prezentë sot në "Bernabeu", pavarësisht largësisë.
Megjithatë, një tifozi të Bocas i ka ndodhur ajo që ai nuk e kishte imagjinuar.
Ai kishte organizuar gjithçka deri në detaje për këtë udhëtim, madje prenotoi një dhomë në një nga hotelet më të mira të Madridit.
Por këtu dështoi. Ai është akomoduar pikërisht aty ku ndodhet edhe njëra prej dy skuadrave argjentinase. Dhe cila skuadër?
Tifozi e pa veten në hotelin ku është akomoduar ekipi i tij rival i River Plate.
Ai rrëfen: