Spiunët serbë ndalin në kufi deputetin e Kuvendit të Kosovës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2018, 09:09

Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petrovic, ishte nisur si zakonisht tek familjarët e tij në Beograd, mirëpo dje nuk arriti të shkonte.

Deputeti që është pjesë e Kuvendit të Kosovës për 4 legjislatura ishte ndaluar në kufi dhe ishte mbajtur për pesë orë, raporton JOQ Kosova.

Menjëherë për këtë reaguan Qeveria e Kosovës, të cilët bën të ditur se Petrovic është ndaluar nga Policia serbe, duke bërë thirrje që ai të lirohet.

“Qeverisë së Republikës së Kosovës Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranaur sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim. Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpiten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla”, u tha në kumtesën e Qeverisë.

Mirëpo, vetë partia e deputetit serb e demantoi Qeverinë e Kosovës, duke sqaruar se Petrovicin e ndalën spiunët serbë e jo Policia.

“Pas verifikimit të dokumenteve i është thënë se duhet të presë pjesëtarët e Agjencisë informative të sigurisë (BIA-s) nga Prokupla”, thonë partia PPL.

Ndryshe, Serbia ka ashpërsuar qasjen ndaj Kosovës kohët e fundit pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe, ndonëse taksa ishte vendosur pikërisht me arsyetimin se Serbia ka qasje destruktive./JOQ Kosova

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit