Anglia ishte shumë pranë fitimit të Kampionatit Botëror kë të vit pasi arriti deri në gjysmëfinale ku u eliminua nga Kroacia.
Kjo arritje i bëri tifozët që të ëndërronin pasi edhe loja që zhvillonin lojtarët ishte mjaft cilësore.
Gjithsesi, Anglia nuk ia doli, por kjo nuk i ka mërzitur aspak tifozët.
Madje njëri prej tyre është mahnitur më shumë seç duhet.
Ai ka shkuar deri aty sa të përjetësojë në trupin e tij të gjithë lojtarët që ishin në Kupën e Botës.
Kushedi se çdo të kishte bërë nëse Anglia do të kishte fituar Kupën e Botës....