Thirrja e fortë nga qytetari: Prindër, ju lutem dilni dhe protestoni për fëmijët tuaj!

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06.12.2018, 20:44

Nga qytetari Olsi Duzha për JOQ Albania

Dëshiroj t'u bëj një thirrje prindërve shqiptarë të mbështesin fëmijët e tyre studentë në protestë. Mund ta publikoni me emrin tim sepse në kësi rastesh anonimati nuk jep shembull. Faleminderit!

Pak nga të rinjtë e sotëm janë të njohur me llotaritë shoqërore të kohës së monizmit. Në pamundësi për të blerë një televizor, rrobalarëse apo frigorifer, prindërit tanë organizoheshin me miq e shokë ku secili shtinte lekë. Në fund kishte një fitues, i cili përcaktohej nga "një letër me vrimë" apo tjetërsoj.

Prej vitesh tanimë, taksapaguesit shqiptarë shtinë lekë që t'i ndryshojnë jetën një individi. Paguajnë pjesën e tyre që “Piter Pani” të kapërcejë botën me charter për vizita onorifike, të botojë e përkthejë në shumë gjuhë shkrimet e tij, të çelë ekspozita në metropolet e botës, të vishet çdo ditë kokë e këmbë si askush nga udhëheqësit botërorë, e si përfundim, të neveritet nga varfëria e tyre, t'u thotë që do largohet kur t'i dojë vetja e jo kur e kërkon sovrani. I lumtë vetja!

Në historinë e pluralizmit shqiptar, populli ynë luan lloto me fatin e tij.

I heq komunitetit një mjek të mirë dhe e transformon në kryebashkiak që firmos leje ndërtimi, merr një individ që nuk ka shkëlqyer kurrë në profesionin e tij dhe e bën burrë shteti. Arsimoni fëmijët në shkollat që ndërtoi Koço Kokëdhima, ku mund të thyejnë kokën nga punimet e lodhura, ku i gërryen lagështira, ku për mësues kanë anëtarë partie, të pangrohur, të përdorur, të rekrutuar. Pastaj i lëshoni si qenushë për të lëpirë politikanë, pastaj i fotografoni dhe qeshni me ta. I merrni me vete nëpër kafene që kur janë në karrocë, i shpini të luajnë në lokale me lodra dhe pastaj kur rriten ankoheni se po ngelen kafeneve. Çfarë hipokrizie!

A protestoi ndonjë prind për mungesën e ngrohjes në kopshte? A protestoi kush për punimet pa standard nëpër shkolla?

A protestoi kush për lejet e panumërta që iu dhanë kafeneve rrotull shkollave? Për llotot apo bilardot që i janë ngjitur murit të shkollës? Po për mungesën e librave, bibliotekave, infrastrukturës shkollore a protestuan prindërit?

Po për "pedagogët" me diploma plepash, dushku, për mësuesit pa diplomë, a protestuan prindërit?

Po për fëmijët që kanë 27 vjet që po largohen?

Kjo është trashëgimia juaj të dashur prindër.

Kjo është Shqipëria që po u lini fëmijëve tuaj.

Askush s'ka të drejtë të denigrojë studentët protestues! Sidomos ju që me heshtjen tuaj keni kuar këtë klasë politike. Mbushni sheshet.

Mbroni të ardhmen e fëmijëve tuaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit