Kombëtarja shqiptare U19 do luajë në raundin kualifikues të Europianit, teksa sot u hodh edhe shorti i cili përcaktoi kundërshtarët.
Shqipëria e drejtuar nga Nevil Dede do ketë si kundërshtarë në grup edhe fqinjët e Greqisë.
2 ekipet e tjera janë Islanda dhe Belgjika, kjo e fundit edhe vendi organizator.
Ndeshjet do të zhvillohen nga datat 13-19 nëntor 2019.
Gjithsej ndodhen 13 grupe me nga 4 skuadra. 2 ekipet e para kalojnë në “Elite Round”, ndërsa kualifikohen edhe 4 vendet e treta më të mira.