Vuan nga një kancer agresiv, 2-vjeçarja ka nevojë për gjakun më të rrallë në botë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04.12.2018, 21:59

Një kërkim mbarë botëror është nisur për të gjetur gjakun më të rrallë në botë për një vajzë dyvjeçare që po lufton kundër një kanceri agresiv.

Zainab Mughal, nga Florida e Jugut, u diagnostikua me neuroblastoma, një lloj kanceri në qelizat nervore, dhe ka nevojë për transfuzion gjaku në mënyrë që të mund të jetojë kur t'i nënshtrohet kimioterapisë.

Por, këtu nis edhe problemi, Zainab ka mungesën e një antigjeni të përbashkët me shumicën e njerëzve duke e ulur kështu sasinë e donatorëve që përputhen me të me më pak se katër për qind.

Tani, prindërit e saj kanë bërë lutje publike për këdo që beson se mund të jetë i përputhshëm me llojin e gjakut që vajza ka përpara se të jetë shumë vonë për vogëlushen.

Zainab u diagnostikua me neuroblastoma-n në tetor të këtij viti. Antigjeni që mungon në gjakun e saj njihet si Indian B.

Dhuruesit duhet të jenë 100 për qind nga Pakistani, India apo edhe Irani, duhet të kenë grupin A ose O të gjakut si dhe të kenë mungesën e antigjenit Indian B.

Nisur nga të gjitha këto, vetëm 4 për qind e popullatës së botës i plotëson kushtet që duhen për t’i dhuruar vajzës gjak. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit