Fotot e një dreri të vogël rene, janë bërë virale në rrjetet sociale.
Ndryshe nga lloji i tij, dreri i vogël është krejtësisht i bardhë.
Fotografi norvegjez Mads Nordsvee e vuri re kafshën e rrallë gjatë një shëtitje në veri të Norvegjisë.
Imazhet e tij janë publikuar që të hënën, teksa konsiderohen shumë të rralla.
Sipas disa traditave skandinave, shikimi i një rene të bardhë konsiderohet një shenjë e fatit të mirë.
Pamja e tyre e pazakontë vjen për shkak të një ndryshimi gjenetik në pigmentin e leshit të tyre, por nuk është albinizëm.