Ndeshja e kthimit mes River Plate dhe Boca Juniors u vendos të luhet në "Santiago Bernabeu" pasi në Argjentinë të gjithë u druhen trazirave të tifozëve.
Federata e CONMEBOL ka vendosi që ndeshja e kthimit të luhet në Madrid në datën 9 dhjetor.
Dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do jenë të pranishëm në tribunat e Bernabeut për këtë ndeshje.
Portugezi e ka siguruar biletën nga skuadra e Realit ndërsa Messi ka kontaktuar direkt Federatën e Futbollit të Spanjës.
Të dy, me gjasë do të jenë afër njëri-tjetrit në tribunë, për ta shijuar nga afër finalen River Plate – Boca Juniros.