Michelle Obama për Barack-un: Ndonjë herë të vjen ta hedhësh nga dritarja

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04.12.2018, 12:30

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve dhe Barack kërkuan ndihmë profesionale për të shpëtuar martesën e tyre kur karriera e tij politike filloi ta largonte nga shtëpia për shumicën e javës.

E mbetur vetëm me dy vajzat e tyre të reja, Michelle tha se frustrimet mes tyre filluan të rriteshin dhe të ndodhnin shpesh.

Duke folur në një event, ajo tha se ishte e habitur që shumë njerëz e kanë të vështirë të flasin rreth këtyre krizave që ndodhin në martesën e tyre. Dhe, nuk kërkojnë as ndihmë profesionale për zgjidhjen e tyre.

Ajo shpjegon:

Po e ndaj këtë pjesë të marrëdhënies tonë pasi shumë njerëz e shohin martesën time si #relationshipgoals”

Zonja Obama u shpreh se njerëzit duhet të jenë realistë në lidhje me marrëdhënien dhe situatën e martesës.

Më pas ajo vazhdon me shaka duke shtuar:

Unë u them të rinjve se do të ketë një pjesë të madhe të kohës kur ju thjesht doni ta shtyni atë nga dritarja! Nuk ndodh asnjë herë e kundërta. Ai kurrë nuk do të më hedhë mua nga dritarja pasi unë jam perfekte."

Michelle, tani 54 vjeçe, u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm kur ajo ishte mentorja e tij në firmën ligjore Sidley & Austin në Çikago.

Për një kohë ata ishin miq, derisa ajo i lejoi vetes të kishte ndjenja për të dhe pasi ai i kërkoi që të dilnin bashkë. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit