Në Francë vazhdojnë protestat e shumta kundër rritjes së çmimit të naftës.
Teksa më parë bënin xhiron e rrjetit policët të cilët u bashkuan me protestuesit, diçka e tillë ka ndodhur përsëri.
Një grup policësh të cilët ishin dërguar për të ndaluar protestuesit, u janë bashkuar atyre në protestën e tyre.
Veprimi i tyre u duartrokit nga të gjithë protestuesit, të cilët njihen si "jelekët e verdhë".
Franca është gjunjëzuar javën e fundit nga protestat, teksa ditën e djeshme edhe zjarrfikësit protestuan kundër shkurtimit të vendeve të punës për to.
VIDEO: