Hahn: BE e zhgënjyer me vendimin e qeverisë së Kosovës

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 03.12.2018, 18:57

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me autoritetet kosovare është shprehur se BE-ja ka qenë e befasuar dhe e zhgënjyer me ngritjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Ai ka kërkuar më shumë durim përket vizave, pasi sipas tij kjo çështje do të marrë kohë edhe për disa muaj.

Në një konferencë të dhënë për mediat Hahn, ka thënë se në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe një ndër kriteret duhet zgjidhur problemet reciproke dhe duhet fokusuar në dialogun me Serbinë, si dhe të ndërmerren reformat e nevojshme për integrim në Evropë.

Ai është shprehur:

Po punojmë për largimin e barrierave tregtare. Kosova ka bërë shumë për të kontribuar në gjithë këtë. Ka punuar në shumë fusha dhe çështje në Zonën ekonomike rajonale dhe në CEFTA”.

Hahn gjithahstu ka folur dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën duke thënë se merr kohë të miratohen të gjitha dispozitat ligjore dhe kërkoi nga kosovarë të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Ai ka shtuar:

Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tani çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më shumë kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit