I lë pas të gjithë, kjo është moderatorja më e paguar në botë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.12.2018, 16:34

Për herë të parë në botë prezantuesja Judy Sheindlin është shpallur si më e paguara në botë në profilin e saj. Sheindlin, e cila njihet edhe si Gjyqtarja Judy, drejton një spektakël që ngjan si një sallë gjykimi, duke u paguar kështu më shumë se çdo moderator tjetër në botë.

Vetëm vitin e kaluar ajo ka fituar 147 milion dollarë, duke i lënë shumë pas gjithë të tjerët.

Duke folur në Samitin e Gruas një vit më parë, ajo tha:

Shumë njerëz, siç kam bërë dhe unë në fillimet e mia, mbeten të mbërthyer me një punë që ata nuk e pëlqejnë. ... Nëse nuk po bëni diçka që doni ta bëni, gjeni diçka që vërtet e doni, sepse ajo do t'ju ndryshojë jetën."

Me paratë që ka shtuar në llogarinë e saj bankare, Sheindlin gjithashtu u bë gruaja e 48-të më e pasur në Amerikë, me një vlerë neto prej 400 milion dollarë.

Ndonëse prezantuesit e tjerë bëjnë shumë bujë në shfaqjet e tyre si Tucker Carlson dhe Rachel Maddow me lajmet që prodhohen më pas nga spektaklet e tyre, "gjyqtarja Judi" me seritë ritransmetuese ka më shumë fitime.

Pas saj renditen në listën e moderatorëve më të paguar Ellen Degeneres, e cila ka fituar 87 milionë e 500 mijë dollarë, i treti është Dr, Phil i cili ka fituar plot 77,500,000 dollarë. Ndërsa dy të fundit janë Ryan Seacrest dhe Steve Harvey.

Image result for Judge Judy Sheindlin most paid

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit