Masakër në Kanionin e Holtës, hidrocentrali ndërtohet në fshehtësi të plotë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.12.2018, 17:27

Në verilindje të Gramshit, pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhet Kanioni i bukur i Holtës. Ai është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike. Prej vitesh ky kanion është shpallur një monument natyre e rrjedhimisht si i tillë duhet mbrojtur, mirëpo për fat të keq kjo nuk ndodh.

Kjo pasi në hyrje të këtij kanioni një masakër e vërtetë po i bëhet natyrës së bukur e shumë të pëlqyer nga ata që i duan udhëtimet në natyrë.

Betoni po shkatërron bukurinë natyrore të kësaj zone pasi së fundi ka nisur të ndërtohet një hidrocentral.

Një banor afër kësaj zone ka dërguar denoncimin e tij pranë redaksisë së JOQ Albania, ku kërkon ndihmë që të ndalohet kjo masakër.

Ai shkruan:

Përshëndetje.Te hyrja e Kanionit të Holtes, e shpallur monument natyror po ndërtohet një hidrocentral. Kërkojmë ndihmën tuaj.. Është dhënë leja për një hidrocentral në këtë kanion në fshehtësi të plotë. Po punohet gjatë gjithë kohës ndonëse është dimër dhe para zgjedhjeve. Hidrocentrali ëshhtë 100 metër poshtë hyrjes së kanionit. Nuk ka skandal më të madh."

Ndonëse është deklaruar shpesh se hidrocentralet në Shqipëri sigurojnë rreth 80% të energjisë elektrike të vendit, numri i HEC-eve private në vitet e fundit është rritur ndjeshëm, duke rritur shqetësimin për dëmin që i bëhet natyres së pari, dhe së dyti për transparencën e munguar nga ana e atyre që i ndërtojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit