Në qoftë se mendoni se tek GABI blejnë vetëm shtresa më e varfër e shoqërisë, gaboheni, nuk është aspak çudi që vajza të njohura të ekranit të jenë po ashtu kliente të rregullta. Edhe pse jo të gjitha kanë ‘’kurajon’’ për ta pranuar këtë gjë.
Megjithatë kjo nuk vlen për këngëtaren nga Gjakova, Flaka Krelani.
Ajo ka pranuar që vjen nga Kosova në Shqipëri për të bërë blerje tek Gabi.
E ftuar në emisionin ‘’Why not’’ të Roza Latit, Flaka tregoi se ka blerë shumë aksesorë dhe veshje tek GABI, dhe nuk e ka aspak problem këtë gjë, pasi bëhet fjalë për gjëra të veçanta dhe marka luksoze.