Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka treguar së fundmi se ka fiksim analistin Artur Zheji.
Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e djeshëm "Mos i fol shoferit" ku aktorja ia tha në sy që vazhdon ta ketë fiksim.
Mirëpo ajo nuk e priste përgjigjen e gazetarit, i cili sipas saj po i bën të vështirin.
Zheji i tha se në momentin që ajo i shprehet ai tërhiqet, në mënyrë që ta shijojë më mirë.
Biseda mes të dyve:
Rudina Dembacaj: Unë vazhdoj të të kem fiksim edhe pse ti erdhe në studio.
Artur Zheji: Rëndësi ka që nuk fiksohemi. Domethënë sit ë thuash ti më ke fiksim, unë të shmangem.
Rudina Dembacaj: Bënke të vështirin ti se nuk e paskam kuptuar?
Artur Zheji: Jo, është dëshira që ti të përsërisësh fiksimin herë pas here. Që të shijohet mirë.
Rudina Dembacaj: Ti ke strategji Zheji? Unë jam delja në këtë mes
Artur Zheji: Nuk është ashtu, nuk jam unë kasapi këtu se në finale gjithmonë femra është kasapi i mashkullit.