Pas Anila Çelës dhe Pranvera Borakaj në Vizion Plus, duket se "të qeshurat" kanë kaluar në Abc News.
Është pikërisht një bisedë e bërë në studio mes analistit Fatos Lubonja dhe spikeres Mirela Milori.
Kjo e fundit nuk e kontrollon dot të qeshurën gjatë intervistës me të ftuarin e saj.
Analisti komenton në foton e kryeministrit Edi Rama pranë një papagalli, ndërsa Milori nis dhe qesh pa pushuar.
Në fund të fjalës së tij, spikerja e lajmeve arrin të rikthehet serioze dhe vijon me intervistën.
VIDEO: