Ishte nisur për Itali, të riun e kthejnë në Rinas me justifikimin “qesharak”

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20.11.2018, 10:05

Masat shtrënguese për daljen e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë të ashpra sidomos vitin e fundit, kjo pasi shteti vuri re faktin e pakundërshtueshëm se qytetarët duan vetëm të ikin nga ky vend për azil kudoqoftë.

Thuajse çdo ditë kthehen nga aeroporti i Rinasit dhjetëra udhëtarë që kanë prerë biletën për fluturime drejt destinacioneve të ndryshme edhe nëse qëllimi i tyre është vetëm sa për të vizituar të afërmit e tyre që jetojnë jashtë.

Pyetjet që hamendësohet në këtë rast është nëse kemi të bëjmë me ndonjë shkelje? Kush mban përgjegjësi për paratë e çuara dëm për biletën? A janë të përfshira në këtë politikë kompanitë e udhëtimeve në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e biletave që nuk do të përdoren kurrë dhe qytetarët detyrohet ta blejnë sërish pasi i kthejnë?!

Këtë nuk mund ta themi me siguri, por edhe ditën e sotme një i ri nga Tirana që udhëtonte drejt Ancona-s, Itali, është kthyer nga policia aeroportuale me një justifikim qesharak sipas tij.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Kisha prerë biletën sot nga Shqipëria në Ancona me avion, i bëra të gjitha gjërat gati siç i kërkon ligji, mora ftesën, mora lek me vete me idenë që nuk do të më kthejnë. Shkoj te sporteli dhe aty më del një polic me emrin E.Kolemi dhe shefja e tij V.Dekovi me të cilët nuk bëhej fjalë që të kaloje dhe nëse kishe pasaportë amerikane. Arsyeja e vetme që më thanë është se “Ftesa duhet të ishte origjinale dhe jo e fotokopjuar.” Si mund të jetë origjinale kur ma kanë çuar nga jashtë?! Shihnin njëri-tjetrin dhe qeshnin pa lidhje dhe më thoshin si me ironi “kuhs t’i mundëson udhëtimet?” U thashë që këtu nuk jemi në hetuesi dhe mos të më bënin pyetje kot sa kohë s’po më jepnin një arsye ligjore për kthimin tim.”

Komentet u takojnë juve dhe mund të ndani historitë tuaja të ngjashme me ne.

Më poshtë dokumetat e qytetarit të mësipërm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit