“Nga fshati, nga Anglia”, banorët e Kukësit “të dhj*sin” m’u në qeveri që premton aeroporte aty ku mungon uji

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13.11.2018, 12:02

Është një nga qarqet më të mëdha, por njëherësh më të varfrit sipas statistikave vitet e fundit.

Po flasim për Kukësin, banorët e të cilit janë “shfarosur” drej emigrimit më keq se sa vendi të ishte në kohë pushtimi.

Nuk është aspak legjendë që rinia e Kukësit gjendet kryesisht në Britaninë e Madhe, në një vend ku për fatin e tyre të mirë kanë gjetur “shtëpi”, e për fatin e keq të vendit tonë që i ka ikur një “arterie” shumë e rëndësishme e shoqërisë.

Kur themi “Kukësi” nuk e kemi fjalën vetëm për qytetin, por për mbarë qarkun.

Para pak ditësh kryeministri i vendit ishte në Kukës, ku si rritje ekonomike u premtoi ndërtimin e një aeroporti, por banorët e Shishtavecit na përplasin me një kontradiktë të madhe.

Ditën e djeshme kanë qarkulluar në internet fotot e banorëve të cilët kanë ndërtuar me kontributet e tyre një burim uji, një çezmë për zonën e tyre.

Si dreqin mund të pretendosh për aeroport në një vend ku mungon uji nëpër familje?!

Çezma është bërë me kontributet monetare të secilit banor nga fshati dhe të bijve të tyre nga Anglia, siç mund të shihet në foto, duke na dhënë një shembull të mirë për funksionimin e komunitetit, aty ku e përbashkëta publike ka ende vlerë dhe koncesioni nuk ekziston.

Por, çezma nuk është e vetmja vepër e banorëve të Shishtavecit, pasi më parë ata kanë shtruar segmente të ndryshme rrugore që i çon në fshatin e tyre.

Kukësi ka bashki, ka deputet, ka edhe kryeministër ashtu si i gjithë vendi, por jo, ata janë harruar dhe kjo harresë i ka shtyrë të emigrojnë masivisht.

Nuk është çudi që nga shifrat e fundit të OKB-së, Shqipëria rezulton si vendi që po plaket me ritmet më të shpejta (këtu).

Qeveria po shkelmohet përditë nga reagimet e popullit, por fakti është që shkelmat janë të ndarë dhe nuk e kanë kurrsesi forcën e privatëve që tërheqin për hunde pushtetin politik./ JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit