“Jam shtatzënë me të fejuarin, por vetëm dashnori ka lek”, 21-vjeçarja nga Tirana rrëfen historinë e padëgjuar

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.11.2018, 13:04

Zakonisht rrëfimet e qytetarëve për JOQ.al teksa tregojnë historitë dhe përjetimet e tyre personale janë gjithnjë të veçanta.

Jo të padëgjuara, por të veçanta për ngjyrimin e tyre emocional që u japin qytetarët.

E megjithatë kjo e sotmja mëton të jetë gati e padëgjuar në vendin tonë, më shumë do i shkonte për shtat ndonjë skenari telenovelash.

Një vajzë e re ka treguar se është shtatzënë por i fejuari nuk para, ndërsa dashnori ka para por nuk e di që kjo është shtatzënë.

21-vjeçarja shkruan për JOQ.al:

Mirëdita JOQ! Jam një vajzë 21 vjeçe dhe jam e fejuar prej dy vitesh. Kam një javë që kam mësuar se jam shtatzënë me të fejuarin tim, por problemin është se ky nuk ka asnjë perspektivë, asnjë punë dhe nuk di çfarë të bëj. Fëmijët kërkojnë kushte dhe kanë shumë shpenzime. Dua të tregoj që kam edhe një lidhje tjetër me një djalë i cili ka shumë para. Ai më thotë shpesh që të ndahem nga i fejuari që të krijojmë një jetë bashkë, por ky nuk e di që unë kam mbetur shtatzënë. Tani jam në dilemë të madhe se çfarë të bëj. Dua ndonjë mendim të sinqertë. Faleminderit!”

Komentet u takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit