Masakër në Divjakë, po kjo të ka shpëtuar pa e parë zoti Braçe?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2018, 18:45

Vijon ndotja mjedisore jo vetëm në Durrës, ku çdo mëngjes e kemi dokumentuar renë e tymit vdekjeprurës që ngrihet mbi qytet, por edhe në Divjakë.

Ky është qyteti i fundit, i cili po raporton probleme të shumta ditë pas dite, të cilat kanë të bëjnë me procesin e mbledhjes së ullirit dhe mbeturinat që ngelin nga ai, pasi bëhet vaj.

Siç mund ta shikoni nga fotot e publikuara në JOQ.al, një numër i madh peshqish kanë ngordhur për shkak të derdhjes së mbetjeve të fabrikave që prodhojnë ullirin, në Lushnje e Divjakë, në kanalin e Divjakës.

Më konkretisht, këto pamje janë realizuar ditën e sotme në hidrovorin Bishçukas, Divjakë.

Banorët e zonës pyesin në se deputeti i tyre i dashur, Erjon Braçe, i cili thotë se viziton çdo ditë çdo pëllëmbë të vendit ku është zgjedhur nga populli e takohet me qytetarët, ka arritur ta dëgjojë e ta shikojë këtë pamje, apo diçka i ka shpëtuar këto kohët e fundit.

Ata janë të shqetësuar se pse askush nuk po reagon ndaj kësaj masakre të mirëfilltë mjedisore, ku qindra peshq po ngordhin e uji po ndotet.

Apo mos vallë biznesi vendas ua ka mbyllur gojën të plotfuqishmëve?

Deri më tani, asnjë reagim nga deputeti Braçe...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit