Facebook u sanksionua me 645,000 dollarë, pas skandalit të Cambridge Analytica, mbi shkeljen e të dhënave personale të përdoruesve.
Kjo u konfirmua nga Zyra e Komisionerit të Informacionit të Britanisë së Madhe, e cila gjithashtu tha se kjo shumë është më e larta e lejuar me ligj.
Në vendimin e saj, gjykata tha se të dhënat janë mbledhur nga 87 milion njerëz në mbarë botën.
Është e rëndësishme të përmendet se dënimi erdhi pasi në mes të viteve 2007 dhe 2014 Facebook në mënyrë të padrejtë përpunoi të dhënat personale të përdoruesve duke lejuar zhvilluesit e aplikacioneve.