Shkencëtarët në kërkim të vullnetarëve, së shpejti do të ngjizen fëmijë në… hapësirë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24.10.2018, 14:06

Ideja e lindjes së një fëmije në hapësirë ​​mund të tingëllojë si një komplot nga ndonjë film fantastiko-shkencor. Por, shkencëtarët besojnë se mund të bëhet realitet në vetëm gjashtë vjet.

“SpaceLife Origin” ka njoftuar se ka në plan të sjellë në jetë fëmijën e parë në hapësirë ​​deri në vitin 2024 – dhe po kërkojnë vullnetarë.

Kees Mulder, CEO dhe Themeluesi i SpaceLife Origins, tha:

Nëse njerëzimi dëshiron të bëhet një specie multi-planetare, duhet të mësojë se si të riprodhohet në hapësirë".

Firma pretendon se po krijon një "Inkubator hapësinor-embrioni" që do të dërgohet në hapësirë ​​duke transportuar vezë dhe spermë njerëzore në vitin 2021.

Sapo në hapësirë, firma thotë se embrionet do të konceptohen dhe do të fillojnë të zhvillohen – megjithëse detajet se si do të ndodhin ato mbeten të paqarta.

Dhe në vitin 2024, firma planifikon të sjellë fëmijën e parë në hapësirë.

Një zëdhënës i firmës tha:

Gjatë një misioni 24-36 orësh, një grua do të lindë në 250 milje mbi Tokë, e shoqëruar nga një ekip mjekësor i trajnuar, i klasit botëror. Një proces i përgatitur me kujdes dhe i monitoruar do të zvogëlojë rreziqet e mundshme, të ngjashme me standardet perëndimore, siç ekzistojnë në Tokë për nënën dhe fëmijën".

Procesi ka të ngjarë të vijë me një çmim shumë të madh.

“SpaceLife Origin”ka zbuluar se ngjizja e embrionit në hapësirë ​​do të kushtojë në mes $ 250,000 – $ 5 milion – dhe ka shumë të ngjarë që të lindësh një fëmijë në hapësirë ​​do të kushtojë edhe më shumë. /JOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit