Mashtrimi ndaj përdoruesve të iPhone

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 23.10.2018, 17:20

Një mashtrim i ri po merr në shënjestër përdoruesit e iPhone dhe përpiqet t’i mashtrojë ata në dhënien e informacionit të tyre të hyrjes në Apple.

Ai vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor Spotify dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes.

Në email-in e rremë thuhet se përdoruesi ka shpenzuar 115 funte në një abonim premium dhe ofron një hiperlink për ata që ‘të rishikojnë abonimin e tyre’. Klikimi çon në një faqe me pamje autentike që kërkon detajet e identifikimit të Apple. Natyrisht, ajo shkon drejt kompjuterëve të mashtrimit kibernetikë.

Mashtrimi më i ri ndaj përdoruesve të iPhone është bërë i ditur në rrjetin Reddit. Dorëzimi i informacionit personal do t’i japë njerëzve këtë kontroll të plotë mbi një llogari Apple. Kjo do të thotë se ata do të kenë qasje në foto, video ose ndonjë informacion tjetër të ruajtur në një llogari të iCloud. Apple thotë se kurrë nuk do t’ju kërkojë kredencialet e identifikimit tuaj. Kompania gjithashtu ka një faqe të dedikuar për të shpjeguar problemin e phishing.

“Si rregull i përgjithshëm, kurrë mos dërgoni informacione mbi kartën e kreditit, fjalëkalimet e llogarisë, ose informacione të gjera personale në një email, përveç nëse vërtetoni se marrësi është ai që pretendon të jetë,” thotë kompania.

Shumë kompani kanë politika që thonë se kurrë nuk do të kërkojnë informata të tilla nga konsumatorët me email. Apple thotë se kushdo që pranon atë që mendojnë se është një email phishing, duhet ta dërgojë në [email protected] për ta raportuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit