“Vuri portofolin e saj mbi timin, s’kisha lekë as për t’u kthyer në Elbasan” kjo është hajdutja brune e “Medresesë”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2018, 13:46

Vjedhja është kthyer kohët e fundit në një fenomen të zakonshëm në kryeqytet.

Megjithëse pjesa më e madhe e bizneseve monitorohen nga kamerat, hajdutët veprojnë të lirë pa iu trembur ligjit, pasi shteti nuk vepron thuajse asnjëherë mbi ta.

Kjo vepër penale përveçse ka dëm monetar apo material, dëmi psikologjik që sjell tek viktimat, është edhe më i madh.

Një rast i fundit na vjen nga zona e “Medresesë” në Tiranë, ku një grua me sa duket është kthyer në tmerrin e shitësve.

Ajo përshkruhet si një hajdute profesioniste nga tregtarët e zonës.

Rasti është rrëfyer nga një zonjë e moshuar nga Elbasani , e cila ra viktimë e hajdutes së “Medresesë” dhe megjithëse në portofolin që iu vodh nuk kishte ndonjë shumë të konsiderueshme monetare, dëmi moral ishte shumë më i lartë.

Ajo mbeti pa para dhe nuk kishte me çfarë të kthehej në Elbasan.

Gruaja shkruan për JOQ:

Prsh JOQ, doja te beja nje denoncim kjo qe me ndodhi mua ne Tirane disa dite me pare dhe mund ti ndodhi dhe njerzve te tjere. Me 18 tetor ne oren 13:00 deri 13:30 te zona e Medreses ke kinezi me kane vjedhur portofolin me dokumenta edhe lek, esht portofoli qe duket ne banak ne video, mes dy makinave llogaritëse, sapo e lashë ajo femër qe i ka marre, do i beja thirrje te kthente dokumentat ke dyqani edhe leket. Une jam nga Elb vij ne Tr per te bler ne dyqanet e kinezit jam 62 vjece dhe kjo ngjarje me ndolli ne dyqanin e kinezit te Medreseja ne Tirane. Duke par produktet per te blere harrova portofolin me lek dhe me dokumenta ne banak aty prane le edhe canten time midis makines llogaritese te kinezit, kjo femer e shikon nga jasht hyn ne dyqan gjoja per te thyer lek dhe ven portofolin e vet siper portofilit tim e mbulon me te sajin dhe vjedh pa piken e turpit. Mbasi shoh produktet dhe filloj te bej llogarite me kinezin kerkoj per portofolin dhe se gjej. I them kinezit: Qe ktu e lash, kush ma mori se une nuk pash gje se kisha kthyer shpinën. Kte ngjarje un e pash ne kamer e kinezit, pasi une po kerkoja leket nuk munda te bleja gje, ngela pa asnje lek as lek per autobuz pe tu kthyer ne shtepi ne Elbasan. Kinezi me tregoi filmimet e kamerave. Kjo hajdute e praktikuar, kaq e pregatitur me sa duket, qe me la pa lek rruge. Keshtu vazhdoka edhe me te tjere sic me thane ne dyqane perqark se jane rrjesht dyqanet e kinezit se keshtu ka ndollur edhe here te tjera por jo ne ate dyqan por te tjetri aty pran se behet blerja me shumice per tregti. Brenda kisha 40 milek edhe karta te redsishme edhe karten e indititetit, une isha shume e lodhur nga rruga se isha vetem jam edhe e moshuar, po nuk e kuptoj me beri aq dem dhe me shume u preka per gjestin se per parate...”

/JOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit