Shkencëtarët japin paralajmërimin: Ja pse “kutitë” e fëmijëve nuk janë aspak të sigurta

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19.10.2018, 11:39

Shumë prindër nga e gjitha bota, kohët e fundit kanë filluar që t’i ndërrojnë krevatët tradicionalë të fëmijëve me disa kuti kartoni.

Këto kuti, të përshtatura për të mbajtur një fëmijë të vogël, mendohet se janë më të sigurta dhe zvogëlojnë shanset për vdekjet foshnjore.

Por, në një shkrim në revistën mjekësore britanike, hulumtuesit kanë paralajmëruar se kutitë duhet të përdoren vetëm si "zëvendësuese të përkohshme" nëse asgjë tjetër nuk është në dispozicion.

Këto kuti kartoni vijnë me një dyshek që përshtatet në pjesën e poshtme dhe thuhet se mund të shkurtojnë vdekjet foshnjore.

Profesori Peter Blair, nga Universiteti i Bristolit dhe kolegët e tij argumentojnë se nuk ka dëshmi se këto kuti pakësojnë vdekjen e fëmijës.

Shkalla e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), siç është e njohur, është e ulët në Finlandë. Megjithatë, normat janë po aq të ulëta në vendet fqinje të Finlandës , si Suedia dhe Danimarka, ku kutitë nuk jepen.

Profesor Blair gjithashtu vuri në pyetje sigurinë e këtyre kutive të cilat nuk i lejojnë prindërit që t’i shohin fëmijët nga larg. Pra mund t’i kontrollojnë vetëm nëse ndodhen sipër tyre.

Çfarë janë kutitë e kartonit për fëmijë?

Koncepti buron nga Finlanda, ku prindërve të rinj u jepet një kuti kartoni, e cila mund të përdoret si një shtrat, i mbushur me produkte për fëmijë dhe një dyshek. Tradita është cituar si ndihmesë në reduktimin e shkallës së sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) – e njohur si “vdekja e djepit”. /JOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit