Një gjumë i mirë gjatë natës është tepër i rëndësishëm për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Në fakt, është po aq e rëndësishme sa të ngrënit shëndetshme dhe ushtrimeve fizike.
Por, për fat të keq, me ndërhyrjen e teknologjisë ose faktorëve të tjerë që ndikojnë, modelet e gjumit natyror po ndryshojnë.
Njerëzit tani po flenë më pak se ç'flinin në të kaluarën, dhe cilësia e gjumit ka rënë gjithashtu. Një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit kanë edhe produktet ushqimore që konsumoni.
Por, cilat ushqime na ndihmojnë për një gjumë të qetë?
Qershia
Qershitë ose lëngu i qershive mund të ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm, sipas një studimi nga Universiteti Shtetëror i Luizianës. Sekreti qëndron në tryptophanin e aminoacideve (përbërës që ndodhet tek shumica e proteinave), i cili gjendet në qershi dhe ndihmon në rregullimin e ritmit të gjumit.
Peshqit, algat e detit dhe prodhimet e detit
Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, Peshqit, algat e detit dhe prodhimet e detit janë të pasura me omega-3, që përmirëson gjumin tek fëmijët dhe ul shqetësimet para gjumit.
Arrat dhe bajamet
Sipas një studimi të Universitetit të Teksasit arrat dhe bajamet janë një burim i shkëlqyeshëm i melatoninës, një substancë që përmirëson cilësinë e gjumit.
Bajamet që përmbajnë nivele të larta të magnezit natyrisht lehtësojnë gjumin gjatë natës, sipas një studimi të botuar në Journal of Orthomolecular Medicine.
Ndërsa mungesa e magnezit mund të ndryshojë ritmin e gjumit dhe të shkaktojë shqetësime gjatë fjetjes.