NASA prezanton planin “brilant”: Njerëzit do të jetojnë në një qytet mbi re

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.10.2018, 20:50

Ditëve të sotme planeti Venus nuk ka gjasa të jetë një destinacion i ëndrrave për turistët që synojnë hapësirën.

Siç zbulohet nga misione të shumta në dekadat e fundit, në vend të ishte një parajsë, planeti është një botë me temperatura ekstremisht të larta, një atmosferë toksike gërryese dhe presione dërrmuese në sipërfaqe.

Përkundër kësaj, NASA po punon për një mision konceptual që ka lidhje me planetin toksik, që quhet Koncepti Operacional i Lartësisë së Madhe Venus – (HAVOC).

Por si është e mundur një mision i tillë?

Temperaturat në sipërfaqen e planetit (rreth 460 ° C) janë në fakt më të nxehta se të Merkurrit edhe pse Venusi është afërsisht dyfishi i distancës larg nga dielli.

Për fat të mirë, ideja që qëndron pas misionit të ri të NASA-s nuk është të vendosnin njerëzit në sipërfaqen e papërshtatshme, por të përdorin atmosferën e dendur si bazë për eksplorim. Ende nuk është publikuar asnjë datë aktuale për një mision të tipit HAVOC.

Ky mision është një plan afatgjatë dhe do të mbështetet në misionet e testeve të vogla për të qenë i suksesshëm.

Një mision i tillë është aktualisht i mundur, me teknologjinë aktuale. Plani është të përdoren anijet ajrore të cilat mund të qëndrojnë lart në atmosferën e sipërme për periudha të zgjatura kohore.

Sado e habitshme që mund të duket, atmosfera e sipërme e Venusit është lokacioni më i ngjashëm me Tokën në sistemin diellor.

Midis lartësive prej 50km dhe 60km, presioni dhe temperatura mund të krahasohen me rajonet e atmosferës më të ulët të Tokës.

Presioni atmosferik në atmosferën e Venusit në 55 km është rreth gjysma e presionit në nivelin e detit në Tokë.

Në fakt, që të qëndronit atje, nuk do kishit nevojë as për kostum të posaçëm për presionin, pasi është përafërsisht i barabartë me presionin e ajrit që do të hasni në majën e malit Kilimanxharo. As nuk do të duhet të izoloni veten, pasi temperatura këtu varion midis 20 ° C dhe 30 ° C. /JOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit