Pamje të rënda, por mjekët duhet ta hiqnin menjëherë krijesën nga syri i pacientit sepse ai po rrezikonte shikimin.
Është publikuar nga Mirror momenti me pamjet e neveritshme kur mjekët i heqin një burri një krimb parazit nga syri.
Pacienti 60-vjeçar, i pa identifikuar, shkoi në spitalin e Karkantakas në Indi me një krimb të bardhë që kishte “pushtuar” syrin e tij.
Ai u vizitua nga Dr. Srikanth Shetty, i cili vendosi ndërhyrjen e menjëhershme sepse çdo minutë që kalonte ishte e rrezikshme për pacientit.
Procedura e ndërlikuar u filmua nga stafi mjekësor dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht në internet.
Madhësia e krimbit të bardhë ishte plot 15 centimetra i gjatë.
Krimbi besohet se është i llojit “Wuchereria Bancrofti”, një lloj krimbi që përhapet përmes pickimit t mushkonjave.