JOQ Albania
Home

Cila është sofra më e lashtë dhe enigmatike shqiptare e zbuluar nga arkeologët tanë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/01/2018 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

NGA: Marin MEMA

Monumenti, i cili njihet si “Sofra e Zotit”, rreth 50 km nga qyteti i Vlorës, mendohet se daton nga 4 deri 9 mijë vite më parë, por për shumë kërkues është edhe më hershëm, deri 15 mijë vite më parë. Ai ngrihet në majën e malit të Lipes mbi fshatin Vranisht dhe për arkeologun dhe studiuesin Moikom Zeqo ai është i realizuar nga njerëzit.

s1

Sofra e gjetur në Vranisht

Por si mund ta kenë zhvendosur njerëzit një gur të tillë që peshon rreth 10 tonë? Në fakt, shumë pikëpyetje ngrihen ndërsa kupton se për të arritur deri tek monumenti mitik duhet të bësh plot 1 orë e 30 minuta rrugë në këmbë, nga qendra e fundit e banuar që është Vranishti. Në shkencë, monumente të tilla njihen si “dolmenë”, përndryshe varre megalitikë të ndërtuar me gurë dhe që shpesh janë trajtuar edhe si tempuj të shenjtë.

s2

Sofra e gjetur në Vranisht

s3

Por ka edhe një teori përtej logjikës normale, e cila i konsideron dolmenët si pika kontakti me jashtëtokësorët, kjo sepse ndërtimi i tyre në shumë vende të botës është i lidhur me diellin, dritën dhe energjinë e tij.

Italia, Franca, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe dhe Irlanda janë disa vende të Europës tek të cilat janë zbuluar mjaft dolmenë, por ka edhe shumë të tillë që ndohen përtej kontinentit, si në Indi, Madagaskar, Afrikë të Veriut etj. Për ta kontekstualizuar temën, thjesht duke bërë një analizë bazike, kuptojmë se për fat të keq edhe këtë herë si shumë herë, në të kundërt të mjaft vendeve që monumente të tilla i trajtojnë si resurse turistike, në Shqipëri “Sofra e Zotit” është promovuar nga njerëzit e thjeshtë që e kanë reklamuar herë pas here, pasi e kanë vizituar për të shuar kureshtjen.

st

Sofër në Europë

Por ndonëse nuk vihet në diskutim elementi se këto monumente janë vepër e njeriut, përsëri nuk mund të flitet për një tezë me 100 përqind saktësi dhe sa herë që e shikon nga afër “Sofrën e Zotit” është e pamundur të mos ngresh pyetje që mund të duken edhe absurde.

st1

Sofër në Europë

Banorët e sotëm jetojnë mes këtyre legjendave, që sado të çuditshme të duken, janë pjesë e traditës e gojëdhënave të ruajtura brez pas brezi, që e bëjnë edhe më fortë kërshërinë për ta parë nga afër këtë mister të materializuar aq jashtë imagjinatës./JOQ.al

Sofër në Europë

st2

st3