Si të largosh erën e ushqimit të skuqur nga shtëpia

Shkruar nga: | Publikuar më: 16.01.2017, 08:08

cotoletta-alla-milanese-xx07 E kujt i pëlqen aroma që merr shtëpia pasi skuqim diçka? Sigurisht, të gjithëve na pëlqejnë kotoletat e pulës apo patatet e skuqura, por ne mundohemi ta largojmë erën që mbetet pasi gatuajmë, e sidomos pas skuqjes së një ushqimi. Megjithatë, ka disa metoda të thjeshta se si të evitoni shpërndarjen e erës së pakëndshme në shtëpi:

Ajrose mjedisin para se të fillosh – Hapi të gjitha dritaret dhe drejtoji ventilatorët që ta nxjerrin ajrin jashtë. Nëse është shumë ftohtë ose nxehtë për këtë, ndiz kondicionerin dhe respiratorin mbi sobë.

Izolo zonën ku po gatuan – Mbyll dyert e dhomave që era mos të shkojë në pjesë të tjera të shtëpisë.

Vendos gjalpë, kanellë dhe sheqer në një tavë pjekjeje dhe piqi në 200 gradë për një orë, këshillon revista class. Kjo do i japë të gjithë shtëpisë aromën e biskotave të shijshme të sapopjekura.

Ziej uthull dhe ujë – Përziej 1 filxhan ujë me një lugë gjelle uthull dhe vëri të ziejnë në një tenxhere të vogël. Lëre të avullojë. Mund të shtosh gjithashtu lëkurë portokalli ose shkopinj kanelle për një aromë më të ëmbël natyrale.

Lër vazo të hapura me sodë buke ose kokrra kafeje mbi banakun e kuzhinës për të thithur erërat e tepërta.

Ndiz një ose disa qirinj aromatik.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit