Një burrë në gjendje të dehur është vënë në pranga pasi u kap ‘mat’ ndërsa përpiqej të kryente marrëdhënie me një pirg gjethesh.
Michael Golsorkhi nga Anglia u pikas ndërsa bënte veprime të pazakonta me gjethet e lisit që ndodheshin në parkingun e një hoteli.
Pasi një nga punonjësit e hotelit e pa dhe i tërhoqi vëmendjen, 26-vjeçari thuhet të ketë ngritur pantallonat dhe të jetë fshehur në disa shkurre aty pranë.
Më pas u thirr edhe policia dhe Golsorkhi u vu në pranga.
Pasi i doli pija, Michael tha se ishte shokuar nga veprimet e tij, të cilat i bëri rreth orës 7.45 të pasdites më 16 shtator, ndërsa fajin ia vuri pijes dhe ‘barit’ që kishte tymosur.
Pasi i pranoi akuzat, 26-vjeçari u dënua me 8 javë burg si dhe u detyrua të paguante edhe 122 paund për kostot.
Duke treguar ngjarjen, një nga dëshmitarët u shpreh:
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania