JOQ Albania
Home

Iu duk si femër/ Elefanti përpiqet të ‘çiftohet’ me makinën në rrugë, shpëton në momentin e fundit shoferi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/10/2019 13:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shofer ka shpëtuar mirë pasi një elefant 34-vjeçar vendosi që të ‘ngjitej’ sipër makinës së tij duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë femër.

Incidenti ka ndodhur në një park kombëtar në Tajlandë.

Elefanti gjigant është parë duke lëvizur bishtin disa herë përpara se të mundohej të ‘çiftohej’ me makinën në rrugën Thanarat, Parku Kombëtar Khao Yai. Pamjet, deri diku gazmore, janë filmuar të martën pasdite.

Disa sekonda më vonë elefanti që mban emrin Duea vazhdon të ndërveprimin e tij me makinën në mënyrë më intensive ndërsa shoferi rri pa lëvizur brenda automjetit.

Ndërsa sekondat kalonin, kafsha gjigante dukej sikur nuk kishte na plan ta lëshonte më makinën, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kishin mbetur në mëshirë të fatit.

Duke vazhduar në terezinë e tij, elefanti arrin që të thyejë dritaren e pasme të automjetit, çatinë dhe një pjesë të trupit të makinës.

Pasi gjen momentin e duhur, shoferi i jep gaz makinës dhe largohet menjëherë nga ‘kthetrat’ e elefantit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania