Mendonte se nuk jetonte më, 21-vjeçarja e ‘kap’ ish-in gjallë e duke punuar në një restorant

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31.10.2019, 11:29

Askujt nuk i pëlqejnë takimet e papritura me ish-ët. Por asnjë ritakim nuk mund të krahasohet me atë që pati një vajzë nga Australia që mendonte se ish i dashuri kishte ndërruar jetë.

Kur Rachel mori vesh se ish i dashuri i saj, që quhej Alistair, kishte ndërruar jetë pas një zënke të dhunshme, nuk bëri shumë pyetje, pasi e kuptonte që familja ishte në dhimbje.

Gjithsesi, dy vite më pas ajo shkoi tek një lokal ku mbante mend se punonte i vëllai i ishit të saj të ndjerë pasi donte ta takonte për hir të kohëve të vjetra.

Gjithsesi një nga vajzat që punonte aty i tha:

Ai që kërkoni ju për momentin nuk ndodhet këtu, por mund t’i them të vëllait.”

Por, i vetmi vëlla që ai kishte ishte Alistair dhe Rachel e kuptoi në moment se diçka nuk po shkonte mirë.

Si duket ish i dashuri i saj ishte gjallë dhe jo vetëm kaq, e kishte bërë gjithë skenën për të shmangur borxhin që kishte për t’i paguar.

Para se të ndaheshin, pas vetëm 3 muajsh lidhje, 21-vjeçarja i kishte dhënë 1,000 dollarë borxh.

Ajo u mundua ta takonte por nuk mundi dhe arriti ta shihte në sy vetëm pas disa viteve në një restorant.

Pas takimit të shkurtër, Rachel tha:

Nëse do kisha pasur mundësinë të ulesha me të si duhej do i kisha bërë disa pyetje të mira.”

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit