Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve. Kështu që me këtë rast mund të vini në provë sytë edhe trurin me një iluzion optik.
Më 29 tetor kafshë-dashësit rreth e qark botës festojnë bashkë me macet e tyre. Pa dallim ngjyre, përmasash etj.
Për të rritur ndërgjegjësimin rreth numrit të madh të maceve që kanë nëvojë për një shtëpi ku të jetojnë rreth e qark globit, aktivisti Colleen Paige ka krijuar një iluzion optik për markën e ushqimeve për kafshë Natures Menu.
Pyetja qëndron kështu: A mund ta gjesh macen mes pëllumbave brenda 18 sekondave?
Në krahasim me iluzionet e tjera optike të krijuara më parë, mund të themi që ky është i thjeshtë pasi mund ta gjeni macen edhe brenda 5 sekondave.
Gjithsesi, njerëzit në Twitter nuk kanë ngurruar që të testojnë shikimin dhe të njëjtën gjë mund të bëni dhe ju.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania